Janet Yellen: Brexit mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike

Një votë e britanikëve në mbështetje të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike, vlerësoi të martën presidentja e FED-it përpara një komisioni të Kongresit amerikan.

Janet Yellen: Brexit mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike

Një votë e britanikëve në mbështetje të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian (Brexit) mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike, vlerësoi të martën presidentja e Bankës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FED) përpara një komisioni të Kongresit.

Janet Yellen u shpreh gjithashtu se “një pasiguri e konsiderueshme po rëndon mbi perspektivat ekonomike” dhe se “ekonomia globale mbetet mjaft e ekspozuar ndaj këtij fenomeni”.

Ajo rekomandoi gjithashtu një qasje të kujdesshme përpara rritjes së normave të interesit.

“Miratimi i një vije të kujdesshme në rritjen e normave do të na lejonte ruajtjen e një mbështetje monetare për rritjen ekonomike, gjatë së cilës ne do të vlerësojmë nëse kjo rritje do të kthehet në një ritëm të moderuar”, pohoi Yellen.



Lajme të ngjashme