Putin: Ekonomia globale është e kërcënuar nga faktori politik dhe ai social

Shën Petersburgu mirpret Forumin Ndërkombëtar Ekonomik (SPIEF).

Putin: Ekonomia globale është e kërcënuar nga faktori politik dhe ai social

Në Shën Petersburg të Rusisë të enjten ka filluar Forumi Ndërkombëtar Ekonomik (SPIEF), konferenca më e rëndësishme ekonomike në Rusi, i cili për shumicën është i njohur si Davosi rus.

Ministri rus i Energjisë Alexander Novak në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se Rusia do të reduktojë eksportet e derivateve në Bjellorusi për shkak të borxhit për gazin.

Megjithatë, ai nuk precizoi se në çfarë mase Rusia do të reduktojë eksportet e derivateve në atë vend.

Duke komentuar marrëveshjet e arritura në kuadër të SPIEF, theksoi se Gazprom dhe Shell do të investojnë 13 miliardë dollarë në tre projekte të gazit natyror në Rusi.



Lajme të ngjashme