BREXIT do të jetë gradual

Komisioni Evropian mban një pozicion për qëndrimin e Britanisë në Union, por gjithashtu vlerëson edhe skenarin e mundshëm Brexit

BREXIT do të jetë gradual

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Mina Alexandrova Andreeva në një dalje publike tha se "KE-ja nuk ka një plan B (lidhur me Brexit). “Kreu i Komisionit Jean-Claude Juncker, shumë herë e ka shprehur se preferenca e tij është që Britania e Madhe të qëndrojë brenda BE-së në kuadër të një marrëveshjeje të drejtë", pohoi ajo.

Duke tërhequr vëmendjen se marrëveshjet ekzistuese nuk do të përfundohen menjëherë në rast të daljes së Britanisë nga BE-ja, Andreeva, ka vlerësuar se "Ne nuk duam të komentojmë mbi pasojat e mundshme të Brexit. Por deri në përfundimin e negociatave të daljes në kuadër të nenit 50 në marrëveshjen e BE-së, Britania do të vazhdojë të qëndrojë si anëtare e BE-së si dhe vazhdon të zbatojë të gjithë rregullat dhe ligjet ekzistuese".

Zëdhënësja Andreeva nuk ka konfirmuar pohimet se zyrtarët e BE-së janë mbledhur në kuadër të KE-së dhe se kanë diskutuar "planin e situatës emergjente" në rast të daljes së Britanisë nga BE-ja.

Zëvendësdrejtori i Departamentit të Kërkimeve Ekonomike në Open Europe, Raoul Ruparel thekson se në rast të një vendimi për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian marrëveshjet do të diskutohen në pika dhe dalja do të realizohet në mënyrë graduale.

Ruparel tha se pikat që do të bisedohen në negociatat e ndarjes janë të detyrueshme të pranohen nga Britania. "Nenet e marrëveshjes së BE-së aktivizohen me arritjen e marrëveshjes së daljes. Brenda afatit dyvjeçar të parashikuar ligjet e BE-së do të vazhdojnë të ruajnë vlefshmërinë për Britaninë. Edhe nëse nga referendumi del rezultati për largimin e Britanisë do të vazhdohet mënyra normale e tregtisë me BE-në. Por BE-ja nuk do të mund të marrë pjesë në vendimet e brendshme ose në bisedimet në lidhje me kushtet e saj të daljes", tha Ruparel.



Lajme të ngjashme