Ukraina: S’do të blejmë gaz me çmimin e propozuar nga Rusia

Operatori ukrainas i gazit, “Naftogaz”, deklaroi se nuk do të blejë gaz natyror me çmimin e propozuar nga Rusia.

508285
Ukraina: S’do të blejmë gaz me çmimin e propozuar nga Rusia

Operatori ukrainas i gazit, “Naftogaz”, deklaroi se nuk do të blejë gaz natyror me çmimin e propozuar nga Rusia.

Yuriy Vitrenko, drejtor për Zhvillimin e Biznesit në kompaninë kombëtare ukrainase të hidrokarbureve, theksoi të premten përmes një deklarate nga llogaria e tij në “Facebook” se kanë e refuzuar ofertën e gazit të Rusisë për shkak të çmimit të lartë të propozuar nga Ministria ruse e Energjetikës.

“Ministri ruse e Energjetikës vuri në pah se gjatë çerekut të tretë të këtij viti Gazpromi do të shesë gaz natyror me 177 dollarë për 1.000 m3. Ky është një çmim i rregulluar, pasi realisht do të jetë 182-183 dollarë. Thuhet se ky është një çmim më i ulët sesa ai i tregut. Por ne s’jemi të këtij mendimi. Dje, për shembull, çmimi i muajit qershor në tregun gjerman ishte nën 173 dollarë. Prandaj në këto rrethana nuk do të marrim gaz nga Gazpromi. Të gjithë gazin e nevojshëm do ta blejmë nga tregu evropian”, u shpreh Vitrenko.

Të martën, drejtori i përgjithshëm i gjigandit rus, “Gazprom”, Alexei Miller, tha në një dalje publike se kishte marrë një letër zyrtare nga drejtuesit e Naftogazit, ku kërkohej rifillimi i livrimit të gazit rus për nëntë muaj, që do të thotë nga tremujori i dytë i 2016-s deri në tremujorin e parë të vitit 2017.

Rusia ka ndërprerë dërgimin e gazit drejt Ukrainës që prej muajit nëntor 2015 për të privilegjuar furnizimet nga vendet evropiane.



Lajme të ngjashme