Rusia do të rrisë prodhimin e naftës

Një ditë pas samitit të vendeve të mëdha eksportuese të naftës, OPEC, ministri i rus i Energjisë, Aleksandre Novak tha se Rusia po orientohet drejt një rekordi të ri të prodhimit të naftës në vitin 2016.

Rusia do të rrisë prodhimin e naftës

Rusia po orientohet drejt një rekordi të ri të prodhimit të naftës në vitin 2016, bëri të ditur ministri i Energjisë një ditë pas samitit të vendeve të mëdha eksportuese të OPEC-ut, që përfundoi pa një angazhim konkret për nivelin të tyre të nxjerrjes së naftës.

“Nëse dinamika aktuale do të vijojë, do të kemi një rritje me përafërsi rreth 8 milionë ton, dhe nëse i shtojmë kësaj shifre vlerën e 534 milionë të vitit të kaluar, do të përftojmë rreth 540 deri në 542 milionë ton”, deklaroi Alexandre Novak, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Kjo shifër korrespondon me më shumë se 10,8 milionë fuçi nafte në ditë, ose me një rekord të ri për Rusinë post-sovjetike që renditet si një prej prodhuesve kryesorë të arit të zi të planetit së bashku me Arabinë Saudite.


Fjalët Kyçe: OPEC , Rusi , prodhimi i naftës , ari i zi

Lajme të ngjashme