OPEC-u shprehet optimist për konsolidimin e tregut të naftës

Ministrat e shteteve anëtare të Organizatës së Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) u shprehën mjaft optimistë për konsolidimin afatmesëm të tregut të naftës, duke sugjeruar se karteli do të vendoste për statukuonë gjatë takimit të sotëm në Vjenë.

Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail al-Mazroui, u shpreh optimist në lidhje me ecurinë e çmimit të naftës, duke vlerësuar se një fuçi naftë ka tendencë të arrijë nivelin e “çmimit të drejtë” si në planin e konsumatorëve dhe në atë të prodhuesve duke nisur nga periudha aktuale deri në fund të vitit.

Në mënyrë të ngjashme, zëvendësministri irakian i Naftës, Fayadh Nema, vlerësoi se tregu i naftës po vijon drejt stabilizimit dhe ky trend do të ruhej në gjysmën e dytë të vitit.

Lajme të ngjashme