Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Të huajt në sektorin e ndërtimit, edhe blerës, edhe kontraktues

Sektori turk i ndërtimit ka shpalosur forcën e tij në kapitalin e drejtpërdrejt duke rritur vazhdimisht grafikun e hyrjeve të huaja në vend.

Turqi - Të huajt në sektorin e ndërtimit, edhe blerës, edhe kontraktues

Sektori turk i ndërtimit ka shpalosur forcën e tij në kapitalin e drejtpërdrejt dhe, ndryshe nga sektorët e tjerë, ai e ka rritur vazhdimisht grafikun e hyrjeve të huaja, sipas një raporti të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), cituar nga gazeta “Yeni Şafak”.

Totali i parave, që ka ardhur nga jashtë shtetit në tre muajt e parë të këtij viti për partneritet me firmat turke dhe për të zhvilluar projekte direkte, ka shënuar një rritje me 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2015-s duke arritur në 135 milionë lira turke (TL), nga 86 milionë TL që ishte më parë.

Gjatë të njëjtit harku kohor, një rritje me 40% është regjistruar edhe në shumën e parave, që ka hyrë në Turqi nga jashtë shtetit për blerjen e pasurive të patundshme, duke kapërcyer pragun psikologjik prej 3 miliardë TL shumë më herët sesa parashikohej.



Lajme të ngjashme