Përfundon Samiti i G-7, publikohet raporti

Përfundon Samiti i G7-ës i cili me një agjendë të ngjeshur, u zhvillua në ishullin Kashikojima të Japonisë me pjesëmarrjen e liderëve të 7 vendeve më të industrializuara.

Përfundon Samiti i G-7, publikohet raporti

Në raportin përfundimtar të publikuar në fund të samitit dy-ditorë, bëhej e ditur se vështirësi të tilla si potenciali i rritjes ekonomike globale të mbetur pas, vazhdimi i rrezikut të rritjes së dobët, mosmarrëveshjet gjeopolitike, terrorizmi, kriza e emigrantëve dhe vështirësi të tjera, dëmtojnë sistemin global.

Në komunikatë bëhej e ditur se vala e gjerë e emigrantëve dhe lëvizja e tyre është një vështirësi globale dhe kërkon një ndërhyrje në po këtë përmasë.

Në lidhje me këtë përdorej shprehja: “Ne angazhohemi të rrisim ndihmat globale për të siguruar nevojat urgjente dhe afatgjata të emigrantëve dhe njerëzve të dëbuar nga vendi i tyre si dhe shoqëritë që i mirëpresin këta njerëz”.

Në komunikatë bëhej e ditur gjithashtu se G7 mbështet institutetet dhe bamirësit financiar ndërkombëtarë në lidhje me rritjen e mbështetjes financiare dhe teknike.

Numri i emigrantëve ka arritur shifrat më të mëdha që nga Lufta e II Botërore e deri më sot dhe zgjidhja e përhershme mund të gjendet vetëm me sigurimin e tranzicionit politik të vazhdueshëm në Siri dhe vende të tjera të ngjashme që janë burime të këtyre problemeve.

Ndërkohë që në raport bëhej e ditur se dënohet çdo lloj terrori, nënvizohej se sulmet e DAESH-it, Al-Kaedës dhe organizatave të tjera terroriste, kërcënojnë seriozisht paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Gjithashtu, ndërkohë që bëhet thirrje për vazhdimin në mënyrë aktive brenda një bashkëpunimi të sektorit privat, shoqërisë dhe instituteve civile në luftën kundër terrorit, nënvizohet se G7 mund të luaj një “rol lideri” në luftën kundër terrorit.

Në raport shkruhet se G7, duke krijuar Planin e Veprimit të Luftës kundër Terrorit, me qëllim që të mbështeten punimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mund të përforcohet kapaciteti i temave të tilla si ndarja e informacionit, rritja e sigurimit të kufijve, sigurimi i fluturimit, lufta kundër financimit të terrorit.

Në raport bëhet thirrje që në kuadër të përpjekjeve të Grupit Ndërkombëtar të Mbështetjes së Sirisë, ti jepen fund të gjitha armiqësive në këtë vend dhe u dënuan sulmet e regjimit sirian që kanë në objektivë civilët.

Gjithashtu bëhet e ditur se presin që Rusia dhe Irani ti bëjnë thirrje regjimit që të ndalë sulmet ndaj civilëve dhe në kuadër të Konferencës së Gjenevës të fillohet procesi i tranzicionit politik të Sirisë.

Në raport u tërhoq vëmendja se konfliktet e armatosura në Ukrainë mund të zgjidhen vetëm me rrugë diplomatike dhe bëhet thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje që merr nën garanci sovranitetin e vendit, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës nëpërmjet drejtësisë ndërkombëtare.

Në raport rikujtohej gjithashtu se sanksionet ndaj Rusisë, varen nga ezigjencat e Marrëveshjes së Minskut dhe respekti ndaj sovranitetit të Ukrainës ndërkohë që zinte vend edhe shprehja se janë të gatshëm për një mbështetje afatgjate për arritjen e zgjidhjes së problemit të Ukrainës.

Kurse në lidhje me Procesin e Paqes së Lindjes së Mesme, bëhej thirrje që palët “të evitojnë përshkallëzimin e tensionit” që përbën pengesë për “zgjidhjen me dy shtete” si dhe u shpreh kënaqësia për Konferencën e Ministrave të Jashtëm që do të zhvillohet në Paris.



Lajme të ngjashme