Shqipëri – Shtohet numri i bizneseve të huaja të regjistruara

499 është numri i bizneseve të reja të huaja që janë regjistruar në Shqipëri gjatë katërmujorit të parë të vitit 2016 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Shqipëri – Shtohet numri i bizneseve të huaja të regjistruara
10-11/Files\UploadedImages\59d5f758bfb74dabba2bb0866beffaa4_Yatırım Invest GENEL.jpg

Gjatë katërmujorit të parë të vitit 2016, janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri 499 biznese të reja të huaja.

Sipas statistikave nga ministria e Financave në vitin e kaluar ky numër ishte pak mbi 1000, çka tregon se në katër muajt e parë janë regjistruar gati gjysma e numrit që u regjistruan vitin e kaluar.

Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj komentoi një ditë më parë gjatë punimeve të konferencës së mbajtur në Tiranë, “Dialogu i Nivelit të Lartë për Klimën e Biznesit dhe Tërheqjen e Investimeve të Huaja në Shqipëri” se me gjithë vështirësitë e veta, me gjithë atë mesazh të miksuar për klimën e biznesin, bizneset e huaja e kanë Shqipërinë në qendrën e vëmendjes dhe numrat e tyre tregojnë patjetër që Shqipëria ofron fitimin, oportunitetin, ashtu si dhe sfidën.

Investimet e huaja për vitin 2015 llogariten në 884 milionë euro nga 869 milionë euro që ishin në 2014-ën. Ndërsa numri i ndërmarrjeve me kapital të huaj u rrit 13 %.



Lajme të ngjashme