Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Japonia dhe BE bien dakord për marrëveshjen e partneritetit ekonomik

Ndërmjet Japonisë dhe vendeve të tjera të G7-ës që janë anëtarë të Bashkimit Evropian është rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes për Partneritet Ekonomik/Tregti e Lirë.

Japonia dhe BE bien dakord për marrëveshjen e partneritetit ekonomik

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe në konferencën e shtypit që organizoi të enjten në Ise-Shima, ku mbahet samiti i G7-ës, tha se synojnë që brenda këtij viti të firmosin një marrëveshje të gjithanshme, të nivelit të lartë dhe të drejtë, duke shtuar negociatorët e palëve janë autorizuar për të filluar nga puna.

Traktati i ri që do të firmoset nuk do të jetë në dobi vetëm të dy palëve, por nënkupton një rritje të qëndrueshme dhe të shëndoshë edhe për ekonominë globale, sqaroi Abe, ndërsa theksoi se Tokio do të vazhdojë të ketë një bashkëpunim të ngushtë me liderët e G7-ës për të realizuar objektivat në fjalë.

Samiti i G7-ës, ku marrin pjesë liderët e 7 vendeve të industrializuara, vazhdon punimet në Ise-Shima të Japonisë.

Programi filloi me pritjen zyrtare në mëngjes, pas të cilës liderët vizituan tempullin e madh Ise, që ndodhet në qytetin ku mbahet samiti.

Liderët u takuan në anën tjetër të urës dhe të shoqëruar edhe nga fëmijët morën pjesë në ceremoninë e mbjelljes së fidanëve.

Pas vizitës në tempull programi vazhdoi me një drekë pune. Pas drekës liderët u njohën me prodhimet japoneze me teknologji të lartë, si bateritë që do të zëvendësojnë karburantin e automjeteve dhe automjetet inteligjente (pa shofer).

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk bën nga një udhëtim provë me makinat pa shofer.

Në fokus të samitit, që do të vazhdojë edhe nesër (e premte) janë çështjet ekonomike dhe tregtare. Disa nga pikat e tjera të rëndësishme të samitit janë edhe programi bërthamor i Koresë së Veriut dhe parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore, pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe Lindore, kriza e refugjatëve, lufta globale me antiterrorizmin, pushtimi i Krimesë nga Rusia dhe aktiviteti i Moskës në Ukrainë.

Grupi i G7-ës është krijuar me qëllim për të luftuar krizën ekonomike të viteve 1970 dhe me pjesëmarrjen më vonë edhe të Japonisë me Kanadanë filloi të përmendet me emrin G7 ose grupi i shtatëshes.

Në vitin 1998 në këtë grup hyri edhe Rusia dhe grupi mori emrin G8. Vetëm se anëtarësia e Rusisë u pezullua në vitin 2014me vendimin e marrë nga Grupi për sanksione kundër Rusisë pas aneksimit që Moska zyrtare i bëri i Krimesë.

Sot G7-a përbëhet nga Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe Kanadaja. Në Grup përfaqësohet gjithashtu edhe Bashkimi Evropian.



Lajme të ngjashme