Japoni – Filloi Samiti i G7-ës

Samiti i G7-ës filloi në ishullin Kashikojima të Japonisë me pjesëmarrjen e liderëve të 7 vendeve më të industrializuara dhe me një agjendë të ngjeshur.

Japoni – Filloi Samiti i G7-ës

Samiti i G7-ës filloi në ishullin Kashikojima të Japonisë. Në samit marrin pjesë liderët e 7 vendeve të industrializuara të botës.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, liderët e vendeve anëtare të grupit i priti në hyrje të Tempullit Shinto, në zonën Ise-Shima, ku do të zhvillohet hapja e samitit.

Më pas Abe bëri fotografinë familjare me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, Presidentin e Fnracës Francois Hollande, Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministrin e Anglisë David Cameron, Kryeministrin e Italisë Mateo Renzi dhe Kryeministrin e Kandasë Justin Trudeau.

Në mbledhjet e samit të G7-ës marrin pjesë edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk me Kryetarin e Komisionit Evropian Jean Claude Junker.

Ky është samiti i 42 që grupi i G7-ës mban që kur është krijuar e deri më tani. Samiti do të zgjasë dy ditë dhe disa nga pikat më të rëndësishme të agjendës janë rritja e qëndrueshme në ekonominë globale, antiterrorizmi dhe kriza e refugjatëve që ka tronditur Evropën.

Ndërsa kryefjalët e politikës së jashtme që do të diskutohen në këtë samit janë programi bërthamor i Koresë së Veriut, pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Lindore dhe Jugore, zhvillimet në Lindjen e Mesme, kriza e azilantëve, lufta kundër terrorizimit dhe aktiviteti i Rusisë në Ukrainë.

Pritet që organizatorja e samitit, Japonia, të shkëmbejë mendime me autoritetet e vendeve pjesëmarrëse për të bashkëpunuar kundër Pekinit.

Përveç kryetarëve të shteteve e qeverive dhe shefave të ekonomive të vendeve anëtare të G7-ës në samit marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në mesin e të ftuarve janë edhe Presidentët e Sri-Lankës dhe Vietnamit.

Samiti i G7-ës në Japoni për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Barack Obama do të jetë i fundit, ndërsa për Kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau do të jetë i pari.

Grupi i G7-ës është krijuar me qëllim për të luftuar krizën ekonomike të viteve 1970 dhe me pjesëmarrjen më vonë edhe të Japonisë me Kanadanë filloi të përmendet me emrin G7 ose grupi i shtatëshes.

Në vitin 1998 në këtë grup hyri edhe Rusia dhe grupi mori emrin G8. Vetëm se anëtarësia e Rusisë u pezullua në vitin 2014me vendimin e marrë nga Grupi për sanksione kundër Rusisë pas aneksimit që Moska zyrtare i bëri i Krimesë.

Sot G7-a përbëhet nga Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe Kanadaja. Në Grup përfaqësohet gjithashtu edhe Bashkimi Evropian.



Lajme të ngjashme