Çmimi i naftës bruto, këtë vit për herë të parë në 50 dollarë

Çmimi i naftës së papërpunuar, tip Brent, për herë të parë gjatë këtij viti dhe 7 muajve të fundit ka arritur nivelin e 50 dollarëve, kjo për shkak të furnizimit të parregullt dhe rritjes së kërkesës globale.

Çmimi i naftës bruto, këtë vit për herë të parë në 50 dollarë

Çmimi i naftës së papërpunuar, tip Brent, për herë të parë gjatë këtij viti dhe 7 muajve të fundit ka arritur nivelin e 50 dollarëve, kjo për shkak të furnizimit të parregullt dhe rritjes së kërkesës globale.

Mëngjesin e sotëm, çmimi i naftës bruto, tip Brent, arriti në 50,22 dollarë për fuçi duke shënuar nivelin më të lartë që prej 4 nëntorit 2015, ndërkohë që shitja rregullt ka vijuar për 50,1 dollarë për fuçi.

Rritja e çmimeve erdhi pas të dhënave të këtij mëngjesi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilave rezervat e naftës kanë rënë, kryesisht për shkak të ndërprerjes së furnizimit të shkaktuar nga zjarret në Kanada.

Ditën e mërkurë, nafta e tipit Brent filloi të shitej mbi 49 dollarë për fuçi, ndërkohë që në mbyllje të bursës çmimi kishte arritur në 49,86 dollarë, një rritje kjo që pasoi njoftimin e Administratës së Informacionit për Energjinë (EIA) në SHBA, ku thuhej se stoqet amerikane të naftës kishin regjistruar një rënie mbi parashikimet.

“Rezervat amerikane të naftës së papërpunuar janë ulur me 4,2 milionë fuçi duke arritur në 537,1 milionë fuçi në javën para 20 majit”, theksoi EIA-ja.

Analistët tërheqin vëmendjen se rritja e çmimit të naftës bruto, tip Brent, vijon si rezultat i klimës pozitive të dy ditëve të fundit në tregjet globale dhe i trendit të rënies në indeksin e dollarit amerikan.

“Rënia e fortë e rezervave amerikane të naftës, publikuar të mërkurën nga IEA-ja, ishte efektive në rritjen e çmimeve të naftës. Të dhënat, që do të publikohen sot në SHBA, gjithashtu do të jenë përcaktuese mbi ecurinë e tregjeve”, sqarojë analistët.

Sakaq, çmimi i naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor ka arritur sot për rreth 1 orë në 49,97 dollarë për fuçi, që shënon kulmin e 8 muajve të fundit (që nga 12 tetori 2015), ndërsa më pas është stabilizuar në nivelin e 49,8 dollarë për fuçi.



Lajme të ngjashme