Eurogrupi nuk e ndihmon Greqinë pa FMN-në

Në deklaratat që bëri të martën në Bruksel për gazetarët përpara takimit të Financave të eurozonës Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem përjashtoi mundësinë e vijueshmërisë së planit të ndihmës për Greqinë pa praninë e FMN-së.

Eurogrupi nuk e ndihmon Greqinë pa FMN-në

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem përjashtoi mundësinë e vijueshmërisë së planit të ndihmës për Greqinë pa praninë e FMN-së, përpara takimit me pjesëmarrjen e 19 ministrave të Financave të eurozonës në Bruksel.

“Fokusi i takimit është arritja e një marrëveshjeje me FMN-në. Nuk është zgjidhje të vazhdojmë këtë mision pa FMN-në”, u shpreh ministri holandez i Financave, në prani të medias që i drejtoi pyetje mbi programin e ndihmës për Greqinë.

“FMN-ja është një institucion me mjaft përvojë, fakti i pranisë së saj në planin e ndihmës është një vlerë realisht e shtuar”, u shpreh ai, me kërkesë që takimi i ardhshëm të kishte në fokus lehtësimin e barrës së borxhit grek, një iniciativë e institucionit të Uashingtonit.

“Borxhi është në një nivel mjaft të lartë që mund të shfaqë probleme serioze në të ardhmen. Çfarë përmase paraqesin këto probleme, kur dhe si do t’i përballojmë mbeten tema e ditës”, shtoi Dijsselbloem.



Lajme të ngjashme