6 miliardë $ llogariten fitimet e trafikantëve të emigrantëve në 2015

Sipas një studimi të përbashkët të organizatave ndërkombëtare policore, Interpol dhe Europol, gjatë vitit të kaluar trafikantët e migrantëve fituan mbi gjashtë miliardë dollarë.

mülteciler göç.jpg

Trafikantët e migrantëve fituan mbi gjashtë miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, bënë të ditur të martën organizata të ndryshme ndërkombëtare policore, që shtuan se ky mund të ishte aktiviteti kriminal më fitimprurës në Evropë.

“Më shumë se 90 për qind e migrantëve që shkojnë në Bashkimin Evropian i kryen udhëtimet e tyre me këto rrjete kriminale”, thanë Interpol dhe Europol në një studim të përbashkët.

Migrantët kanë paguar mes 3 200-6 500 dollarë secili për të hyrë në BE.

“Nëse llogarisim që gjatë vitit 2015 kanë hyrë në BE më shumë se një milion migrantë, atëherë dalin qartë edhe fitimet e trafikantëve”, shton studimi.

Interpol dhe Europol, në të parin studim kushtuar trafikimit të qenieve njerëzore, paralajmëruan se rrjetet e kontrabandës sigurojnë edhe një mundësi për terroristë potencialë.



Lajme të ngjashme