Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rusi - PBB-ja bie 1,2% në tremujorin e parë të vitit

Ekonomia ruse, në recesion për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve perëndimore, është reduktuar me 1,2% në tremujorin e parë të vitit, një vlerë shumë më e vogël sesa parashikimi i qeverisë, sipas statistikave zyrtare të publikuara dje.

Rusi - PBB-ja bie 1,2% në tremujorin e parë të vitit

Ky vlerësim i parë i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga agjencia e statistikave, "Rosstat", është më pozitiv sesa parashikimi i kryer në fund të muajit prill nga ana e ministrit të Ekonomisë, Aleksei Uljukajev, i cili parashikonte një rënie prej 1,4% të PBB-së në një vit.

Rusia po përjeton aktualisht një recesion të thellë për shkak të rënies së çmimit të naftës, që përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të vendit, si dhe sanksioneve të vendosura nga perëndimorët për krizën ukrainase.

Sipas Uljukajevit, PBB-ja pritet të reduktohet me 0,6% në tremujorin e dytë, përpara se të shënojë stabilitet në tremujorin e tretë më pas duke u rritur me 1,2% në tremujorin e katërt të vitit.



Lajme të ngjashme