Lagarde: “Brexit”, rrezik i madh për ekonominë globale

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të përbënte një rrezik të madh për ekonominë globale, paralajmëroi sot shefja e FMN-së, Christine Lagarde.

Brexit brexit ingiltere AB

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të përbënte një rrezik të madh për ekonominë globale, paralajmëroi sot Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, gjatë një konference shtypi në Londër.

Duke parashtruar mundësinë e “Brexit”, subjekt referendumi më 23 qershor, Lagarde vlerësoi se ndodhemi përballë një rreziku të madh.

Tashmë kjo çështje nuk është vetëm e brendshme, por ka marrë përmasa më të zgjeruara në planin ndërkombëtar”, shtoi ajo në lidhje me pasojat e mundshme të fenomenit “Brexit”.



Lajme të ngjashme