Ulja e çmimit të naftës dhe terrorizmi prekin shumë ekonomi

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ulur sot parashikimet ekonomike për disa vende për shkak të çmimit të ulët të naftës dhe ndikimit nga terrorizmi në sferën e turizmit në botën arabe.

Ulja e çmimit të naftës dhe terrorizmi prekin shumë ekonomi
petrol fiyat.jpg

BERZH-i uli sot parashikimet ekonomike për disa vende për shkak të çmimit të ulët të naftës dhe ndikimit nga terrorizmi në sferën e turizmit në botën arabe.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon për këtë vit një rritje ekonomike prej 1,4 për qind në 36 shtetet e Evropës Lindore, Azisë Qendrore dhe në rajonin e Mesdheut, ku ajo vepron, ose një rritje neto pas shifrës 0,5 për qind të vitit 2015.

Kjo shifër paraqitet 0,2 pikë më pak se parashikimi i mëparshëm ekonomik, i publikuar në nëntor.

Ky rishikim modest me rënie fsheh në fakt një pabarazi të theksuar të zhvillimit ekonomik nëpërmjet rajoneve.



Lajme të ngjashme