Cipras: Gati për të kthyer faqen e krizës financiare

Marrëveshja e arritur nga eurozona për t’i hapur udhë vazhdimit të mbështetjes finaciare për Greqinë dhe një lehtësimi të barrës së borxhit i mundëson vendit fillimin e një kapitulli të ri pas gjashtë vite krizë financiare, u shpreh kryeministri grek.

Cipras: Gati për të kthyer faqen e krizës financiare

“Është hera e parë që kemi rezultate pozitive”, pohoi Cipras në fillim të këshillit të ministrave të mbledhur për analizimin e të dhënave mbi takimin e djeshëm të krerëve të financave evropiane në Bruksel.

“Entuziazmi i ofruar nga programi grek i rregullimit fiskal dhe reformave i hapi udhë akordimit të një portofoli të kredisë në total 86 miliardë euro premtuar në korrikun e vitit 2015”, tha ai.

“Këto fonde me vlerë të përafërt 5,4 miliardë euro do të përdoren kryesisht nga shteti për të përmbushur angazhimin e shlyerjes së kredisë së prapambetur, duke sjellë kapitale në një ekonomi të dobësuar”, theksoi ai.



Lajme të ngjashme