Athina do të përgatisë një ligj të ri për të marrë këstin e kredisë

Njoftohet se qeveria greke ka nisur punimet për përmirësimin e një projektligji për të siguruar deri në 24 maj akordimin e këstit të kredisë.

Athina do të përgatisë një ligj të ri për të marrë këstin e kredisë

Qeveria greke nisi punimet për përmirësimin e një projektligji për kompletimin e masave shtrënguese të kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, për të siguruar “dritën jeshile” për akordimin e këstit të kredisë gjatë Eurogrupit më 24 maj.

Ky ligj parashikon një “mekanizëm rregullator automatik” në rast të një kolapsi buxhetor.

“Siç ishte parashikuar gjatë takimit të fundit të Eurogrupit (takim i ministrave të Financave të eurozonës), disa masa shtesë duhet të miratohen nga Parlamenti grek deri më 24 maj për të marrë miratimin e kreditorëve mbi konkluzionet e rishikimit të programit grek dhe akordimit të këstit të radhës së kredisë”, bëri të ditur për median një burim nga qeveria.

“Grupi i punës (ekspertët e zonës euro që përgatisin Eurogrupin) do të takohen nesër dhe javën e ardhshme, referuar këtij burimi, për të trajtuar detajet teknike të projektligjit.

 



Lajme të ngjashme