Mbështetje për kompanitë turke nga Banka e Investimit të Evropës

Banka e Investimit të Evropës që ka si objektivë të mbështesë ekonominë e Turqisë, do ti japë kompanive turke 800 milion euro kredi.

Mbështetje për kompanitë turke nga Banka e Investimit të Evropës

Përfaqësuesit e kësaj banke që ndodhen për një vizitë zyrtare në Turqi,  do të takohen me përfaqësuesit e kompanive dhe bankave më të njohura turke për të nënshkruar marrëveshjen e 7 kredive të reja.

Zëvendëskryetari i Bankës së Investimit të Evropës që kryesoi delegacionin, Pim Van Ballekom tha se banka që ai përfaqëson, në vitin 2015, ka rritur me 12 % vlerën totale të kredive duke e çuar atë në 2.3 miliardë dollarë.
 



Lajme të ngjashme