Khamenei-Ruhani kritikojnë ashpër SHBA-të pas bllokimit të fondeve iraniane

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei dhe Presidenti Hasan Ruhani kritikuan ashpër vendimin e Gjykatës amerikane për konfiskimin e 2 miliardë dollarëve nga fondet iraniane të bllokuara në SHBA, sipas mediave zyrtare.

Khamenei-Ruhani kritikojnë ashpër SHBA-të pas bllokimit të fondeve iraniane

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin trazira duke u ankuar më pas se jemi mosbesues ndaj saj", deklaroi Khamenei përpara mijëra punëtorëve të mbledhur në Teheran.

"Në letër, ata shprehen se bankat e huaja mund të kryejnë transanksione me Iranin, por në të vërtetë, në praktikë, ata shfaqin 'iranofobinë' për të penguar marrëdhëniet", shtoi ai.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë amerikane vendosi që Irani duhet të paguajë rreth 2 miliardë dollarë në formë kompensimi nga fondet aktualisht të bllokuara në Nju-Jork dhe që korrespondojnë me aksionet, që kishte investuar Banka Qendrore e Iranit.



Lajme të ngjashme