Domosdoshmëritë ekonomike të vendeve të Ballkanit

Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit, kërkojnë rrugët për ti shpëtuar stanjacionit ekonomik që vazhdon prej kohësh.

Domosdoshmëritë ekonomike të vendeve të Ballkanit

Ekonomitë e Ballkanit, kanë një strukturë që ndikohen drejtpërsëdrejti nga zhvillimet e ekonomisë në Evropë. Për këtë arsye, për sa kohë që ekonomitë e Evropës nuk dalin nga stanjacioni, vendet e Ballkanit ndikohen në mënyrë të paevitueshme. Brenda disa viteve në vazhdim, duke qenë se pritet të vazhdojë përmirësimi ekonomik, edhe pse në mënyrë të vakët, nëpërmjet vijave tregtare dhe bankare, mund të pasqyrohet pozitivisht edhe në rritjen ekonomike të Ballkanit.

Nga ana tjetër, kriza ekonomike në vendet e Ballkanit, është një problem strukturor që vazhdon ekzistencën edhe në mënyrë të pavarur nga stanjacioni ekonomik i përgjithshëm në Evropë. Një nga problemet themelore me të cilat mbetet ballë për ballë Ballkani në ditët tona, është se nuk ka konkurrencë të mjaftueshme në eksport. Kështu që, me vazhdimin e gjallërimit të rrjedhës së importit, vendet e rajonit vazhdojnë të përballen me deficitin e llogarive rrjedhëse. Krahas deficitit të llogarisë rrjedhëse, kur shtohet edhe deficiti i sektorit publik që buron nga shpenzimet publike, përjetohet një deficit i dyfishtë. Rruga për të dalë nga kriza ekonomike, është lehtësimi i deficitit të dyfishtë.

Para së gjithash, shpëtimi nga stanjacioni ekonomik, krahas përgjegjësisë, vizionit dhe përpjekjes afatgjate, kërkon edhe pajtimin shoqëror. Ky pajtim duhet të pranojë se dalja nga stanjacioni nuk do të jetë i shpejtë dhe i lehtë gjithashtu duhet mbështetur tek ndërgjegjja se për të nesërme më të mira, duhet që sot të bëhen sakrifica. Kurse politikanët, në vend që të ndjekin një politikë që do të shpëtojë të ardhmen, duhet të veprojnë me politika të bazuara në një botëkuptim që synon përqindje të larta rritje afatgjata dhe në përputhje me realitetin e vendit. Por krizat politike që përjetohen në vendet e Ballkanit dhe zgjedhjet e parakohshme që vijnë shpesh herë në rendin e ditës, bëjnë që politikanët të largohen nga politikat afatgjate. 

Papunësia vazhdon të qëndrojë si problemi më serioz i vendeve të Ballkanit. Për shembull, sipas të dhënave të Bankës Botërore për periudhën 2010-12014, mesatarja e papunësisë në Kosovë ishte 54%, në Maqedoni 31%, në Bosnje-Hercegovinë 28%, në Greqi 24%, në Serbi dhe në Malin e Zi 20%, në Kroaci 16%, në Shqipëri 15% dhe në Bullgari rreth 12%. Ndër vendet e Ballkanit vetëm Rumania kishte përqindjen e papunësisë me një shifër të vetëm, përkatësisht 7%.

Përqindjet e larta të papunësisë, mbajnë gjithmonë të gjallë tendencën në Ballkan për të emigruar. Bëhet e ditur se në Ballkan jo vetëm emigrimi jashtë shtetit, por edhe zhvendosja drejt kryeqyteteve ka bërë që shumica e popullsisë të përqendrohet në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit.

Vendet e Ballkanit, për të përmirësuar punimet afatgjate dhe për inkurajimin e krijimit të vendeve të punës, duhet të luftojë kundër papunësisë. Kurse për këtë, ka një rëndësi të madhe që të inkurajojë bizneset e vogla dhe të mesme. Në luftën kundër papunësisë, nevojitet edhe reforma në sistemin e arsimit. Sepse sistemi arsimore duhet të krijojë kapitalin njerëzor që mund ti përgjigjet nevojave të tregut. Por për fat të keq, shumica e sistemeve të arsimit të vendeve të Ballkanit me qendër të vjetër, vazhdojnë të krijojnë ushtri të papunësh që nuk kanë të bëjnë me kërkesën e tregut.

Ndërkohë që ndiqen politikat financiare për të reduktuar deficitin buxhetor, mund të shtrohet edhe pyetja edhe nëse është e mundur nxitja e prodhimit dhe punësimit. Nëse edhe mundësitë më të vogla në buxhet përdoren në mënyrë racionale, kjo mund të jetë e mundur. Krahas kësaj, burimet natyrore të vendeve të Ballkanit dhe mundësitë e turizmit, mund të vlerësohen përsëri në mënyrë që të sigurojnë burim të ardhurash.

Ashtu si në shembullin e Ballkanit, inkurajimi i rritjes së prodhimit në vendet që kanë një mesatare më të ulët të fuqisë që konkurrencës së jashtme tregtare, është pothuajse një zgjedhje e detyrueshme. Nëse inkurajimi jepet në vend të prodhimit, dhe nëse nuk i jepet përgjigjja e duhur kërkesës në rritje të prodhimit vendor, ky proces mund të rezultojë me rritjen e importit. Kështu që në vend të zhvillimit, mund të rritet edhe më shumë problemi i deficitit të llogarive rrjedhëse.

Me rritjen e prodhimit dhe punësimit, si rrjedhojë mund të sigurohet edhe rritje në eksport. Por në vend që mallrat e eksportit të shiten më lirë se sa rritjet në eksport, është më e dobishme që me anë të politikave të reja të mbështeten produktet konkurruese.  Sigurisht që gjatë këtij procesi duhet që të vazhdojnë përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja. Sepse kursimet e brendshme në vendet e Ballkanit, mbeten të pamjaftueshme për të mbështetur rritjen ekonomike. Vendet e rajonit, veçanërisht përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës së transportit, në kuadër të Procesit të Berlinit i kanë lidhur shpresat tek fondet e Bashkimit Evropian.  



Lajme të ngjashme