Turqia kërkon të bëhet qendër e energjisë

Turqia, duke ju drejtuar burimeve alternative si Katari, Turkmenia dhe Udhëheqja Rajonale Kurde e Irakut, ka si qëllim që të përforcojë sigurinë e kërkesës së energjisë...

Turqia kërkon të bëhet qendër e energjisë

Sipas raportit “Kërkimi i Turqisë për tu bërë një vend qëndron në energji" përgatitur nga ana e Fondacioni i Kërkimeve Sociale, Ekonomike dhe Politike (SETA), Turqia i është drejtuar projekteve të rëndësishme dhe bashkëpunimit për të eksportuar burimet natyrore të Irakut, Turkmenisë dhe vendeve të Mesdheut Lindor.

Në raportin ku theksohet se në kuadër të Korridorit të Gazit Jugor, Projekti i Gazsjellësit të Trans Anadollit (TANAP) do të sigurojë një kontribut të madh në objektivin e Turqisë për tu bërë një qendër energjie, zënë vend këto fjalë: “Turqia, pas krizës për avionin e rrëzuar me Rusinë, nga e cila importon më shumë se gjysmën e gazit natyror, duke ju drejtuar burimeve alternative si Katari, Turkmenia dhe Udhëheqja Rajonale Kurde e Irakut, ka si qëllim që të përforcojë sigurinë e kërkesës së energjisë. Me këtë tablo që ka dalë në shesh, Turqia ka hyrë në një pozicion kritik kundrejt sigurimit të energjisë së vendeve që kërkojnë dhe ofrojnë. Krahas kësaj, në procesin e ardhshëm, pritet që kjo gjendje të formojë dhe përcaktojë politikat energjetike të Turqisë".

Në raportin ku rikujtohej se Turqia është fqinje e vendeve që zotërojnë burimet energjetike, theksohej se deri më sot, në vend të përfitimit nga pozicioni i saj gjeopolitik, ka mbetur në pozicionin e një vendi që i është ngarkuar kostoja e hapësirës gjeografike në të cilën gjendet.


Fjalët Kyçe: burime energjie , TANAP , Turkmenia

Lajme të ngjashme