Gjermania parashikon një rritje me 1,7% për 2016

Qeveria gjermane pret këtë vit një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) me 1,7 për qind dhe për vitin e ardhshëm një rritje prej 1,5 për qind, njoftoi sot ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel.

Gjermania parashikon një rritje me 1,7% për 2016

Parashikimi për vitin 2016 mbetet i pandryshuar në raport me parashikimin e dhënë në janar. Ndërsa për vitin 2017 është hera e parë që qeveria paraqet shifra.

“Më shumë se një milion migrantë kanë mbërritur në gjermani vitin e kaluar. Kjo do të përkthehet me një rritje të lehtë të papunësisë vitin e ardhshëm, kur këta të kenë marrë statusin e refugjatit dhe të jenë në kërkim të punës”, parashikon ministri gjerman.

Pika e fortë tradicionale e ekonomisë gjermane, tregtia e jashtme, do të sjellë nga ana e saj një kontribut negativ ndaj rritjes ekonomike të këtij viti dhe atij të ardhshëm, me një rritje të importeve më të lartë se sa ajo e eksporteve.

Eksportet penalizohen nga rënia e perspektivës ekonomike në shumë tregje të mëdha, si Kina ku rritja ka rënë, Rusia dhe Brzili.



Lajme të ngjashme