Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OCDE-EUIPO: Tregtia globale e produkteve false rreth 500 miliardë dollarë në vit

Shkëmbimi i produkteve false në rang global përbën rreth 500 miliardë dollarë (mbi 300 miliardë euro) në vit ose 2,5% të peshës kryesore të tregtisë botërore, sipas një raporti të publikuar të hënën.

OCDE-EUIPO: Tregtia globale e produkteve false rreth 500 miliardë dollarë në vit

Sipas këtij studimi të përbashkët nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO), vlera globale monetare e importeve të produkteve false është rritur në 461 miliardë dollarë në vitin 2013 apo rreth 338 miliardë euro.

"Në Bashkimin Evropian, produktet e falsifikuara përbëjnë rreth 5% të numrit të përgjithshëm të importeve ose 85 miliardë euro, të barasvlefshme me deficitin buxhetor të Francës në 2014-n", sipas raportit.

Vendet më të prekura nga produktet false në vitet 2011-2013 janë SHBA-të, ku markat tregtare dhe patentat janë 20% të kopjuara, pasuar nga Italia me 15%, Franca dhe Zvicra me nga 12% secila.



Lajme të ngjashme