“S&P”: Financimi islamik, ndihmë madhore për realizimin e objektivave të OKB-së

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, “Standard & Poor's" (S&P), deklaroi se financimi islamik mund të japë një ndihmë madhore për realizimin e objektivave të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm.

“S&P”: Financimi islamik, ndihmë madhore për realizimin e objektivave të OKB-së

“S&P" rikujton përmes një komunikate se 17 objektivat e përcaktuara për zhvillimin e qëndrueshëm, të cilat renditen në agjendën e OKB-së për t'u realizuar deri në vitin 2030, janë përmbledhur nën kapitujt “njeriu, bota, mirëqenia, paqja dhe partneriteti".

“Financimi islamik mund të japë një ndihmë madhore për realizimin e objektivave të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm. Eksporti shumëpalësh i sukukëve (bono pa interes), që po realizohet kohëve të fundit nga disa institucione financiare të shkallës globale, paraqesin jo pak shembuj konkretë në këtë aspekt", thuhet në komunikatën e agjencisë.

“Standard & Poor's" sqaron se financimi islamik është aktualisht nën potencialin e tij global dhe nënvizon se efekti shtytës i këtij sektori mund të jetë relativisht i kufizuar, pasi ka ende disa hapa që duhen bërë në këtë fushë.



Lajme të ngjashme