Drejt fundit kontrata franko-iraniane për blerjen e 118 “Airbus”

Sekretari i Shtetit francez për Transportet, Alain Vidalies në një vizitë në Teheran tha se memorandumi i marrëveshjes për blerjen e 118 avionëve të tipit “Airbus” nga ana e Iranit është në fazën përfundimtare.

airbus a380.jpg

Memorandumi i marrëveshjes për blerjen e 118 avionëve të tipit “Airbus” nga ana e Iranit, rënë dakord në janar në Paris me ndërtuesin evropian pritet të përfundojë së shpejti, deklaroi sot sekretari i Shtetit francez për Transportet, Alain Vidalies në vizitë në Teheran.

“Ka më shumë se 10 për qind të pjesëve përbërëse të “Airbus-ëve” që janë me origjinë amerikane, dhe për këtë fakt na nevojitet autorizimi për finalizimin e kontratës me kompaninë amerikane që quhet Ofac”, deklaroi Vidalies gjatë një konference shtypi me homologun iranian, Abbas Akhoundi.

“Tashmë negociatat janë në një stad mjaft të avancuar, pasi javën e ardhshme pritet të zhvillohen takimet për arritjen e vendimit përfundimtar”, shtoi Vidalies.

Irani është angazhuar për blerjen e 118 avionëve për udhëtime mesatarisht të gjata dhe të gjata të ndërtuesit së avionëve evropianë “Airbus”, gjatë vizitës së presidentit iraninan, Hasan Ruhani në fund të janarit në Paris.


Fjalët Kyçe: Airubus , aviacioni iranian

Lajme të ngjashme