Putin: “Panama Papers” janë të besueshme

Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se informacionet e “Panama Papers”, që prekin të afërmit e tij, janë të vërteta, duke garantuar se ato nuk nxjerrin asgjë ilegale, por nga ana tjetër ka akuzuar SHBA-në se është mbrapa këtyre provokimeve.

Putin: “Panama Papers” janë të besueshme

“Sado të çuditshme mund të duken, këto informacione janë të besueshme. Por na duket sikur ato nuk vijnë nga gazetarë por juristë”, deklaroi presidenti rus gjatë një seance televizive pyetje-përgjigje me rusët.

“Kush i përdor këto provokime? Ne e dimë se bëhet fjalë për të punësuar në organizata zyrtare amerikane”, vazhdoi Putini.

Sipas International Consortium of Investigative Journalists (ICIJ), që bazohet në dokumente të kabinetit juridik, Mossack Fonseca, me qendër në Panama, të afërmit e Vladimir Putin dhe në vend të parë violinisti Sergei Rolduguine, kanë fshehur jashtë vendit deri në dy miliardë dollarë, kryesisht në banka.



Lajme të ngjashme