FMN i kërkon Athinës të nxitojë për një marrëveshje me kreditorët

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, i kërkoi të enjten qeverisë greke të mos humbasë kohë për të gjetur një marrëveshje me kuartetin e kreditorëve të saj mbi reformat që duhet të përmbushë.

FMN i kërkon Athinës të nxitojë për një marrëveshje me kreditorët

Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, i kërkoi të enjten qeverisë greke të mos humbasë kohë për të gjetur një marrëveshje me kuartetin e kreditorëve të saj mbi reformat që duhet të përmbushë.

“Mendoj se gjëja e fundit që ka nevojë Greqia në këtë moment është një vonim”, deklaroi Lagarde gjatë konferencës për shtyp të hapjes së mbledhjes së FMN-së.

Këto deklarata janë në të njëjtën linjë me ato të komisionerit evropian të ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, i cili i ka kërkuar gjithashtu qeverisë së Aleksis Cipras të arrijë sa më shpejtë një marrëveshje.



Lajme të ngjashme