Gjermani – Ulje e ndjeshme e kompensimeve për krerët e "Volkswagen"

Kompensimet e krerëve të "Volkswagen" do të reduktohen ndjeshëm, njoftoi sot një anëtar i rëndësishëm i Këshillit të Mbikëqyrjes të gjigantit të automobilistikës, ndërkohë që debati mbi këto lloj pagesash ka pushtuar gjithë Gjermaninë ditët e fundit.

Gjermani – Ulje e ndjeshme e kompensimeve për krerët e "Volkswagen"

"Këshilli i Mbikëqyrjes dhe drejtoria (e Volkswagen) janë dakord mbi faktin se duke parë situatën aktuale të kompanisë, duhet të dërgohet një sinjal mbi çështjen e kompesimeve të krerëve dhe shumë modele janë duke u biseduar që do të kenë si pasojë një reduktim të ndjeshëm të kompesimeve të ndryshme", deklaroi sot në Parlamentin e Saksonisë së Poshtme shefi i qeverisë së këtij shteti rajonal, Stephan Weil.

Sipas medias gjermane, Saksonia e Poshtme kërkon që kompensimet, që arritën 4-7 milionë euro për anëtar të drejtorisë gjatë vitit 2014 dhe deri në 14 milionë për pronarin e asaj kohe, Martin Winterkorn, të fshihen për vitin 2015.



Lajme të ngjashme