Qeveria franceze paraqet masa për rritjen e punësimit të të rinjve

Kryeministri francez, Manuel Valls, njoftoi dje një seri masash për të mbështetur futjen e të rinjve në tregun e punës për të qetësuar kontestimin kundër një reforme të së drejtës së punës që ka shkaktuar përplasje dhe manifestime.

Qeveria franceze paraqet masa për rritjen e punësimit të të rinjve

Këto masa, që i janë paraqitur organizatave studentore, parashikojnë investime prej 400 dhe 500 milionë euro në vit.

Që prej njoftimit për një projektreforme që synon të limitojë pengesat ndaj punësimit me qëllim reduktimin e papunësisë në masë, mijëra persona, ku shumë të rinj, kanë manifestuar duke e kritikuar këtë tekst si shumë “liberal”.



Lajme të ngjashme