Panamaja do të krijojë komitet ekspertësh për skandalin ”Panama Papers”

Panamaja do të krijojë një komitet ekspertësh për skandalin ”Panama Papers”, që nxori në dritë mijëra llogari offshore, të mundësuara nga një kompani ligjore, deklaroi dje në mbrëmje presidenti i vendit, Juan Carlos Varela.

Panamaja do të krijojë komitet ekspertësh për skandalin ”Panama Papers”

”Ky komitet i pavarur me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të vlerësojë praktikat tona aktuale dhe do të mundësojë marrjen e masave që ne do t'i ndajmë me vendet e tjera për të forcuar transparencën e sistemeve tona financiare dhe ligjore”, deklaroi presidenti Varela në Twitter.

“Ne jemi një shtet serioz që respekton plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjeve për këtë problem global”, theksoi ai.

Për rastin ”Panama Papers” Panamaja është përballur me kritika nga Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (OECD).



Lajme të ngjashme