Dokumentet sekrete të kompanisë "Mossack Fonseca" sollën dorëheqjen e parë

Rreth 11 milionë dokumente të kompanisë juridike “Mossack Fonseca", të njohura si “Regjistrat e Panamasë", u publikuan në media.

Dokumentet sekrete të kompanisë "Mossack Fonseca" sollën dorëheqjen e parë

Rreth 11 milionë dokumente të kompanisë juridike “Mossack Fonseca" të njohura si “Regjistrat e Panamasë" u publikuan në media.

Këto dokumente që shtrihen në një periudhë kohore prej vitit 1970 e këtej përbëhen prej llogarive offshore të evazioneve fiskale në mesin e të cilëve ndodhen edhe 12 liderë botëror dhe 143 politikanë.

Në këto dokumente përmenden emrat e Kryeministrit të Islandës, Mbretit të Arabisë Saudite, Presidentëve të Ukrainës, politikanëve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Argjentinës, babait të Kryeministrit Britanik, të afërmve të liderit të Sirisë dhe një miku të afërt të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Pretendohet se transferta e rreth 2 miliardë dollarëve me qëllim të evazionit fiskal të mikut të ngushtë të Putinit, muzikantit Sergi Roldugin, i cili kishte llogari offshore, zgjatet deri tek vet Putini.

Bëhet e ditur se rrjedhja e parave përfshinë një rrjet të gjerë prej Panamasë e deri tek Rusia, e zgjatet deri tek Zvicra dhe pjesën greke të Qipros.

Në këto dokumente krahas politikanëve bëhet fjalë edhe për artisët, biznesmenë, yjet e futbollit dhe një numër të madh të personave të famshëm.

Në anën tjetër rrjedhja e këtyre informacioneve me vete solli edhe dorëheqje të parë.

Bëhet e ditur se Kryeministri i Islandës, Gunlaugson ka dhënë dorëheqjen e tij.

Presidenti i Panama-së, Juan Carlos Varela, në lidhje me publikimin e dokumenteve të firmave offshore deklaroi se janë të hapur për një ''bashkëpunim të fuqishëm'' për çdo hetim të mundshëm që mund të hapet.

Varela në lidhje me dokumentet në fjalë tha se zhvillimet e fundit bëhen për të lënë në pozitë të vështirë qeverinë e këtij vendi, ndërsa synimi i tyre është hedhja baltë mbi politikën që ndjek vendi i tij e që është zero tolerancë kundër industrisë së jashtëligjshme të parasë.



Lajme të ngjashme