Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ende shumë sfida për prodhimin e makinës elektrike

Mungesa e infrastrukturës, distancat e shkurtra që këto makina bëjnë dhe çmimi i lartë përbëjnë pengesat kryesore për këto lloj makinash.

Ende shumë sfida për prodhimin e makinës elektrike

Makinat elektrike nuk janë më një çështje e së ardhmes, por një realitet dhe pikërisht këtë gjë duhet të kenë në mendje njerëzit kur shohin lloje të ndryshme të këtyre makinave në një ekspozitë të hapur për këtë qëllim në ishullin koreanojugor Jeju, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap.

Megjithatë, shumë njerëz nuk duan të mendojnë se ka ende një listë sfidash përpara se këto makina, plotësisht elektrike dhe që nuk e ndotin aspak ambientin, të bëhen pjesë e jetës së përditshme.

Mungesa e infrastrukturës, distancat e shkurtra që këto makina bëjnë dhe çmimi i lartë përbëjnë pengesat kryesore për to.

Qindra drejtues të industrisë, ekspertë, biznesmenë, madje edhe klientë u mblodhën së bashku në Ekspozitën e tretë Ndërkombëtare të Makinave Elektrike (IEVE), që do të jetë e hapur për një javë në këtë ishull turistik, në jug të vendit.

Më shumë se 140 kompani prodhimi makinash, kompani prodhimi baterish dhe pjesësh të tjera këmbimi, po marrin pjesë në këtë ngjarje. Burime nga ekspozita thonë se numri i pjesëmarrësve dhe vizitorëve është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Kompania kryesore koreanojugore e prodhimit të makinave “Hyundai Motor" shfaqi makinën që përshkon 180 kilometra me vetëm një karikim baterie.

Ndërkohë “Renault Samsung Motors Co." u prezantua me modelin SM3 ZE, ndërsa BMW-ja dhe “Nissan" paraqitën medelet respektivisht i3 dhe “Leaf".

Krahasuar me të kaluarën teknologjia ka ecur shumë përpara në dizajn, mënyrën e drejtimit të makinës dhe bateri.

Por, realiteti është që tregu i këtyre makinave është ende i brishtë me pak blerje.

Të dhënat më të fundit tregojnë se vitin e kaluar në Korenë e Jugut u shitën 3 000 makina të tilla, thënë ndryshe 0,2 për qind e numrit total të shitjeve.



Lajme të ngjashme