BERZH organizon në Londër, më 11-12 maj, Forumin Ndërkombëtar të Biznesit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të takimit vjetor të BERZH do të organizojë nga data 11-12 maj në selinë e saj në Londër, Forumin Ndërkombëtar të Biznesit 2016, me përfaqësues nga të gjithë vendet ku ajo operon.

BERZH organizon në Londër, më 11-12 maj, Forumin Ndërkombëtar të Biznesit

Në një njoftim për shtyp, BERZH bën të ditur se ky forum synon të mbledhë aktorë të biznesit dhe sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve financiare dhe ekonomike nga vende të ndryshme me qëllim parashtrimin e sfidave të zhvillimit të së ardhmes dhe adresimin e mbështetjes financiare për sektorë potencialë të ekonomisë.

BERZH konsiderohet si një nga institucionet e rëndësishme financiare, që kanë mbështur zbatimin e projekteve të rëndësishme në Shqipëri. Që prej fillimit të punës në Shqipëri në 1996-ën, BERZH ka investuar përafërsisht 1 miliard euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.



Lajme të ngjashme