Merkel i kërkon Evropës të mbështesë digjitalizimin e ekonomisë

Gjatë vizitës në panairin më të madh në botë të kompiuterikës dhe tregtisë IT që mbahet në Hanover, Kancelarja Merkel kërkoi që Evropa të mbështesë digjitalizimin e ekonomisë.

Merkel i kërkon Evropës të mbështesë digjitalizimin e ekonomisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi që Evropa të mbështesë digjitalizimin e ekonomisë gjatë vizitës së saj në panairin më të madh në botë të kompiuterikës dhe tregtisë IT në qytetin gjerman të Hanoverit.

“Koha është e shkurtër", tha kancelarja pasi bëri turin tradicional në panairin e teknologjisë, ku digjitalizimi i ekonomisë globale dhe biznesit është shfaqur si pika kryesore e eventit të këtij viti.

Rreth 3 300 kompani nga 70 vende kanë publikuar produktet dhe shërbimet e tyre në këtë panair pesë ditor.



Lajme të ngjashme