BQE-ja, masa të reja për rritjen e aktivitetit ekonomik në Eurozonë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) nxorri dje mjetet e forta për t’i dhënë shtysë inflacionit në Eurozonë dhe për të ruajtur kredibilitetin e saj duke publikuar shumë masa të reja në mbështetje të ekonomisë, mes tyre edhe një ulje e re e normave të interesit.

BQE-ja, masa të reja për rritjen e aktivitetit ekonomik në Eurozonë

Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, i angazhuar në një luftë të pamëshirshme kundër inflacionit shumë të ulët, ka vajtur edhe më largë nga ç'pritej prej tij, duke kënaqur tregjet në një moment të parë, por duke dhënë gjithashtu përshtypje se BQE-ja tashmë dha maksimumin që mundej.

Këshilli i guvernatorëve të institucionit monetar vendosi të ulë edhe më shumë normat e interesit, që tashmë ndodhen në nivelet më të ulëta që praj një viti.

Madje BQE-ja mund të shkojë edhe më poshtë, nëse kjo është e nevojshme, garantoi Draghi. Pasi ajo rishikoi në rënie parashikimet e saj të rritjes ekonomike dhe të inflacionit për periudhën 2016-2017.

Paralelisht, BQE-ja do të forcojë duke filluar nga prilli programin e saj të gjerë të blerjes së borxheve, duke blerë deri në 80 miliardë euro aksione çdo muaj, kundrejt 60 miliardë që është aktualisht, deri në mars 2017.

Gjithsej, në dy vite, BQE-ja do të shpenzojë deri në 1.740 miliardë euro.

Ndërsa një program i ri gjigant huash për bankat do të kompletojë këto masa.

Objektivi është që të nxisë bankat të qarkullojnë paratë në ekonomi, për të nxitur kreditë, çmimet dhe rritjen ekonomike.



Lajme të ngjashme