Më shumë sensibilizim në 5 Mars – Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë

Sot në Ditën Botërore të Efiçencës së Energjisë, aktorë të fushës apelojnë për më shumë ndërgjegjësim dhe sensibilizim të popullatës mbi nevojën e përdorimit të burimeve alternative të energjisë dhe përdorimin e tyre në mënyrë më të përgjegjshme.

Më shumë sensibilizim në 5 Mars – Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë

Vitin e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “Për eficencën e energjisë”, që trajton qartësisht politikat e eficiencës së energjisë dhe shmang të gjitha problematikat e hasura ndër vite.

Ky ligj synon të gjejë zbatim në shoqëritë e prodhimit dhe të transformimit të energjisë, shoqëritë e shpërndarjes së energjisë, shoqëritë e shitjes me pakicë të energjisë, konsumatorët fundorë dhe siguruesit e masave të përmirësimit të eficiencës së energjisë. Zbatimi i politikave mbi eficencën e energjisë është një çështje e ndërvarur në pjesëmarrjen dhe pranimin e të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

Përfitimet e eficencës së energjisë kanë të bëjë me rritjen cilësore të jetës, dhe përmirësimin e një mjedisi të pastër.

Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Eficencës së Energjisë kremtohet çdo vit më 5 mars, iniciuar 18 vjet më parë, kur ekspertët morën vendimin për të trajtuar krizën e energjisë dhe adresimin e zgjidhjeve të mundshme.



Lajme të ngjashme