Shqipëria dhe Sllovenia angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik

Shqipëria dhe Sllovenia angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik mes tyre.

Shqipëria dhe Sllovenia angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik

Shqipëria dhe Sllovenia angazhohen të rrisin bashkëpunimin ekonomik.

Në Ljubjanë të Sllovenisë u mbajt të premten forumi ekonomik me temë “Bashkëpunim ekonomik Slloveni – Shqipëri”, ku u fol në mënyrë konkrete për urat e bashkëpunimit mes sipërmarrësve të të dy vendeve.

Forumi u mbështet nga ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi dhe eurodeputeti, Franc Bogovic.

Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve të Huaja (AIDA), Genti Beqiri prezantoi para të pranishmeve sektorët ku Shqipëria paraqet avantazhe për investimet sllovene.

Në një prononcim për ATSH-në nga Ljubjana, Beqiri tha se kishte kërkuar një përqendrim më të madh tek vendi ynë, duke u shprehur se ekzistojnë mundësitë reale të investimeve të mëdha në Shqipëri.

Mundësitë për investime kapitalesh për kompanitë sllovene në Shqipëri, zoti Beqiri i sheh në fushën e energjisë, turizmit dhe bujqësisë, apo infrastrukturës. Sipas tij, shqiptarët janë të interesuar në transferimin e teknologjive.

Sa i takon intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe, Beqiri tha se ka disa mënyra për rritjen e tyre. Ndër to, ai përmendi vizitat reciproke mes organizatave të biznesit, agjencive të investimeve, apo krijimin e Këshillit të Biznesit Slloveni-Shqipëri.

“Shohim që në procesin e integrimit dhe bashkëpunimit, Sllovenia do të mbështese në investime në infrastrukturë dhe turizëm. Gjithashtu sektori i përpunimit të prodhimeve bujqësore dhe sektori farmaceutik paraqet interes për palën sllovene”, theksoi Beqiri.



Lajme të ngjashme