"Standard and Poor’s": Dyfishohet borxhi publik i vendeve arabe në vitin 2015

Borxhi i qeverive kryesore arabe është dyfishuar vitin e kaluar duke shënuar nivele të larta në 2016-s, sipas një studimi të agjencisë së vlerësimit "Standard and Poor’s".

442690
"Standard and Poor’s": Dyfishohet borxhi publik i vendeve arabe në vitin 2015

"Borxhi i marrë nga 11 shtete arabe, vlerësuar nga agjencia, duke përfshirë mbretëritë më të pasura naftëmbajtëse të Gjirit, shënoi rritje në kuotën 143 miliardë dollarë vitin e kaluar, kundrejt 70,6 miliardë dollarë në 2014-n", saktëson studimi.

Statistikat e 2015-s përfshijnë një borxh prej 30 miliardë dollarë të marrë nga Iraku, duke iu shtuar për herë të parë listës së agjencisë "Standard and Poor's".

"Gjashtë mbretëritë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG – Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani dhe Katari) morën hua vitin e kaluar 40 miliardë dollarë, ku vetëm mbretëria saudite, drejtuese e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), mori borxh 26 miliardë dollarë", referuar studimit.



Lajme të ngjashme