KE propozon 700 milionë euro për planin humanitar 3-vjeçar

Komisioni Evropian propozoi sot vënien në dispozicion të një vlere buxhetore prej 700 milionë euro në tre vitet e ardhshme për të përballuar nevojat humanitare të vendeve në Bashkimin Evropian.

KE propozon 700 milionë euro për planin humanitar 3-vjeçar

Komisioni Evropian propozoi sot vënien në dispozicion të një vlere buxhetore prej 700 milionë euro në tre vitet e ardhshme për të përballuar nevojat humanitare të vendeve në Bashkimin Evropian, kryesisht ndaj shteteve si rasti i Greqisë, të cilët po përballen me fluksin masiv të migrantëve.

“Propozimi i sotëm vë në dispozicion 700 milionë euro duke ofruar ndihmë ndaj vendeve me domosdoshmëri emergjente”, njoftoi komisioneri evropian i Ndihmës Humanitare, Christos Stylianides, në prezantimin e këtij instrumenti buxhetor.

Brenda kuadrit buxhetor, 300 milionë euro janë propozuar për vitin 2016, ndërsa 200 milionë në vit për dy vitet në vijim, sqaroi Stylianides.

Komisioneri u kërkoi shteteve anëtare, Parlamentit Evropian dhe autoriteteve buxhetore brenda BE-së të mbështesin në mënyrë urgjente këtë propozim.

“Nuk duhet humbur kohë në shpërndarjen e mjeteve më të rëndësishme për të shmangur katastrofat humanitare brenda hapësirës sonë kufitare”, vlerësoi ai.



Lajme të ngjashme