Një fund i mundshëm i Shengenit i kushton BE-së 1,4 trilionë euro

Thiess Peterson nga Fondacioni gjerman “Bertelsmann Stiftung” thotë se pezullimi i Marrëveshjes Shengen në dhjetë vitet e ardhshme do ti kushtonte ekonomisë së Bashkimit Evropian 1.4 trilionë euro.

Një fund i mundshëm i Shengenit i kushton BE-së 1,4 trilionë euro

Sipas hulumtimeve të Fondacionit gjerman “Bertelsmann Stiftung", pezullimi i Marrëveshjes Shengen, do ti kushtonte ekonomisë së Bashkimit Evropian në dhjetë vitet e ardhshme nga 427 miliardë deri në 1.4 trilionë euro.

Thiess Peterson, zyrtari i Fondacionit thotë se është e qartë se rivendosja e kontrollit në kufijtë e vendeve të Zonës Shengen do të kenë pasoja të pashmangshme negative për ekonominë.

"Zbatimi i kontrolleve në kufijtë do të rriste koston e transportit dhe magazinimin e mallrave. Fundi i Shengenit do të rriste edhe koston e prodhimit, dhe e gjithë kjo do të çojë në rritjen e pashmangshme të çmimit të mallrave", thekson Peterson.

Peterson më tutje pohon se rritjet e çmimeve do të shkaktojnë uljen e kërkesës së mallrave në treg, eksporteve dhe investimeve, dhe e gjithë kjo në fund të fundit do të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike në të gjithë Evropën. Ai shtoi se këto ndikime negative do të prekin edhe ekonominë e Kinës, ShBA-ve dhe vendeve tjera në botë që janë lojtarë aktivë në tregun evropian.

Studimin mbi pasojat e rënda të pezullimit të Traktatit të Shengenit, ekonomistët e Fondacionit e kanë kryer duke u bazuar në dy skenarë të mundshëm, më të përshtatshmin dhe më të dëmshmin. Studimi u referohet 24 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa nuk përfshin Luksemburgun, Maltën, Qipron e Jugut dhe Kroacinë.



Lajme të ngjashme