FMN-ja këshillon sistemin e tatimit për monarkitë naftëmbajtëse të Gjirit

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, u bëri thirrje monarkive naftëmbajtëse të Gjirit për të futur sistemin e tatimit duke nënvizuar se çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojë në kuota të ulëta për një periudhë afatgjatë.

FMN-ja këshillon sistemin e tatimit për monarkitë naftëmbajtëse të Gjirit

"Aktiviteti ekonomik i vendeve të Gjirit duhet të përforcojë kornizat e kuadrit fiskal dhe financiar duke ruajtur sistemin e tatimeve për të ulur varësinë e drejpërdrejtë kundrejt naftës dhe për të stimuluar burimet e të ardhurave, që kanë lidhje jo të drejtpërdrejtë me hidrokarburet", u shpreh Lagarde gjatë forumit në Abu-Dabi.

Ajo vuri theksin në përcaktimin e një tatimi mbi vlerën e shtuar në vendet e Gjirit, kryesisht të një TVSH-je të përshtatur për rajonin.

"Edhe pse në një normë të ulët njëshifrore, një taksë e tillë do të orientonte në rritje të PBB-së me 2%", pohoi shefja e FMN-së.



Lajme të ngjashme