Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Katar-Marrëveshje e kushtëzuar për "ngrirjen" e naftës

Arrihet në marrëveshje mes Rusisë, Katarit, Venezuelës dhe Arabisë Saudite për të ngrirë nivelin e prodhimit të naftës.

Katar-Marrëveshje e kushtëzuar për "ngrirjen" e naftës

Ministri rus i Energjisë ka konfirmuar se në Doha është arritur marrëveshje mes Rusisë, Katarit, Venezuelës dhe Arabisë Saudite për të ngrirë nivelin e prodhimit të naftës, me kusht që marrëveshja të pranohet edhe nga prodhuesit e tjerë të botës.

Ministria ruse e Energjisë ka cituar ministrin e saj Alexander Novak, i cili njoftoi vendimin pas takimit të papritur të martën, i cili u mbajt me dyer të mbyllura në prani të ministrave përkatës të katër vendeve.

Novak vuri në dukje se të gjitha katër vendet janë të gatshme që të ngrinë prodhimin e naftës në nivelin e janarit të këtij viti, nëse këtë e bëjnë të edhe prodhuesit e tjerë të naftës.



Lajme të ngjashme