GM tërheq nga tregu 200.000 automjete me probleme në ‘airbag’

Airbag-ët e prodhuesit Takata, të përdorur në modelet Saab dhe Saturn mund të shpërthejnë me një forcë më të madhe nga e zakonshmja duke shpërndarë pjesë të metaltë në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.

general motors.jpg
general motors3.jpg

Kompania General Motors do të tërheqë nga tregu në SHBA dhe Kanada rreth 200.000 vetura të modelit Saab dhe Saturn në mënyrë që të riparojë airbag-ët e prodhuesit japonez Takata.

Ky vendim i GM-së është një pjesë nga tërheqja masive e rreth pesë milionë automjeteve që u njoftua muajin e kaluar nga ana e rregullatorëve të sigurisë në SHBA.

Airbag-ët e prodhuesit Takata mund të shpërthejnë me një forcë më të madhe nga e zakonshmja duke shpërndarë pjesë të metaltë në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.


Fjalët Kyçe: General Motors , airbag , Takata , ShBA , Saab , Saturn

Lajme të ngjashme