VW shënon uljen më të madhe të shitjes

Shoqata e Prodhuesve Evropiane të Automobilave (ACAE) të martën njoftoi se shitjet e Volkswagen krahasuar me janarin e viti 2015 janë ulur me 3.8 përqind.

433418
VW shënon uljen më të madhe të shitjes

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen është ballafaquar me rënien më të madhe në shitje që nga skandali me softuerin që nuk tregonte saktë emetimin e gazit gjatë testimit, në shtator të vitit të kaluar.

Shoqata e Prodhuesve Evropiane të Automobilave (ACAE) të martën njoftoi se shitjet e Volkswagen krahasuar me janarin e viti 2015 janë ulur me 3.8 përqind.

Kur merren parasysh të gjitha makinat nga grupi VW (Audi, Skoda, Seat dhe Porsche), shitja është rritur me vetëm 0.8 përqind, me çka seriozisht ngecë në tregun evropian. Në BE, 29 muaj me radhë është regjistruar një zgjerim, ku për janarin 2016 tregon një rritje prej 6.2 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.


Fjalët Kyçe: #Volkswagen , #VW , #ACAE , #Audi , #Skoda , #Seat , #Porsche

Lajme të ngjashme