Krerët e eurozonës kanë besim tek qëndrueshmëria e sektorit bankar

Krerët e eurozonës kanë besim tek qëndrueshmëria e sektorit bankar

Krerët e eurozonës kanë besim tek qëndrueshmëria e sektorit bankar

Krerët evropianë paraqitën besimin e tyre në qëndrueshmërinë e sektorit bankar të 19 vendeve të zonës euro, ndërkohë që Bursat po luhaten fuqishëm dhe shqetësojnë gjithnjë e më shumë mbi shëndetin e ekonomisë botërore.

“Mendoj se në eurozonë ne jemi në një situatë shumë më të mirë se sa disa vite më parë dhe kjo vlen edhe për bankat”, deklaroi presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, para një mbledhje të ministrave të Financave të zonës euro në Bruksel.

Edhe komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici, u shpreh se “në tërësi, shohim se sistemi bankar evropian është shumë më solid se sa në të kaluarën, duhet t'i besojmë”.

Por Moscovici garantoi gjithashtu se ekonomia evropiane në përgjithësi është në rrugën e rimpkëmbjes, të një rimëkëmbje të qëndrueshme, duke shtuar se kërkonte do t'i pëlqente që kjo të ishte edhe më e fortë.



Lajme të ngjashme