Dmitri Medvedev: Rusia rrezikon mungesë likuiditeti për planin antikrizë

Kryeministri rus, Dmitri Medvedev, paralajmëroi sot se qeveria nuk ka fonde të mjaftueshme për financimin e plotë të planit antikrizë përballë rënies së çmimeve të naftës dhe u kërkoi ministrave të tij të intensifikonin punën për rishikimin e buxhetit.

Dmitri Medvedev: Rusia rrezikon mungesë likuiditeti për planin antikrizë

“Duhet t'i kushtojmë kujdes të veçantë shpenzimeve, pasi nuk ka fonde të mjaftueshme për të gjitha fushat”, paralajmëroi kreu i qeverisë, gjatë një takimi për situatën ekonomike.

“Duhen miratuar kryesisht masat më të domosdoshme”, shtoi ai.

Shteti rus po merr gjysmën e të ardhurave nga hidrokarburet dhe rënia e çmimeve të naftës rrezikon së tepërmi zhytjen për të dytin vit radhazi e më tej në një periudhë të zgjatur recesioni duke pakësuar në veçanti të ardhurat në buxhet.



Lajme të ngjashme