Japonia i premton Australisë teknologji për nëndetëset

Qeveria japoneze i ka garantuar Australisë se do ti sigurojë transferimin e teknologjisë më konfidenciale që ka në lidhje me ndërtimin e nëndetëseve të gjeneratës më të re.

Japonia i premton Australisë teknologji për nëndetëset

Japonia që kërkon të arrijë një kontratë gjigante me Australinë për ndërtimin e nëndetëseve. Në këtë kuadër Tokio e garantoi qeverinë australiane për një transferim teknologjisë japoneze nga më konfidencialet, sipas medias australiane.

Për këtë kontratë prej 50 miliardë dollarësh australianë (31,6 miliardë euro) që ka për synim ndërtimin e një flote me nëndetëse të gjeneratës së re, janë tre kandidatë.

Bëhet fjalë për grupin francez të specializuar në anije luftarake DCNS, të gjermanit “ThyssenKrupp Marine Systems” dhe qeveria japoneze.

Kjo kërkesë ka për synim të zëvendësojë flotën me nëndetëse që funksionojnë me naftë me modele elektrike.



Lajme të ngjashme