BE – Sektori i çelikut rrezikon rënie të ndjeshme

Në një letër të përbashkët për Komisionin Evropian, i kërkojnë Brukselit të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme dhe të reagojë fuqishëm për t’iu përgjigjur kësaj sfide të re.

BE – Sektori i çelikut rrezikon rënie të ndjeshme

Shumë ministra evropianë të Ekonomisë paralajmëruan sot për rreziqet e konsiderueshme dhe të pashmangshme të rënies së sektorit evropian të çelikut, i përballur me “dumping" (shitje me çmim të ulët) të praktikuar nga Kina dhe një situatë mbigobje në nivel botëror.

Në një letër të përbashkët për Komisionin Evropian, ministrat gjerman, Sigmar Gabriel, francez, Emmanuel Macron, italian, Federica Guidi, polak, Mateusz Morawiecki, britanik, Sajid Javid, belg, Kris Peeters dhe lukemburgas, Etienne Schneider i kërkojnë Bashkimi Evropian të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme dhe të reagojë fuqishëm për t'iu përgjigjur kësaj sfide të re.

Mes këtyre masave, ministrat citojnë instrumente si mbrojtje tregtare në kuadër të rregullave të Organizatës Botërore të tregtisë (OBT) dhe masa të tjera për të modernizuar industrinë evropiane të çelikut, si mbështetja ndaj inovacionit.

Fjalët Kyçe: prodhimi i çelikut

Lajme të ngjashme